Babai biologjik dhe foshnja që shiti

Bota

Nuk donte vajza, babai shet të porsalindurën për 5 mijë euro

1 Nëntor 2018, 14:15| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 14:18

  • Share

Ai donte të kishte medoemos djalë, por gruaja e tij solli në jetë për herë të dytë një vajzë dhe kjo gjë e zhgënjey tej mase. Burri nga Kina vendosi ta shesë foshnjën 10 ditëshe për 5 mijë euro.

Por ai tashmë është arrestuar nga policia pasi e denoncoi e ëma. 42-vjeçarja Li tha se do shkonte në shtëpinë e të birit për ti dhënë ndihmë rreth kujdesjes për të porsalindurën, njësoj siç kishte bërë me mbesën e parë.

“Unë e pashë mbesën time vetëm për pak çaste kur erdhi në jetë. Më pas nuk e pashë më dhe djali im nuk më lejonte të hyja në shtëpi,”- tha ajo për policinë. Policia bëri kërkimet e saj dhe e gjeti foshnjën. Blerësi dhe babai biologjik janë ende të arrestuar.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?