Foto e Elon Musk

Bota

'Nuk duhet të humbim mjetin negociues'/ Musk: Pa Starlink, linjat ushtarake të Ukrainës do të shembeshin

10 Mars, 10:30| Përditesimi: 10 Mars, 10:58

  • Share

SHBA-Multimiliarderi Elon Musk ka theksuar rëndësinë jetike të sistemit të komunikimit satelitor Starlink, në pronësi të kompanisë së tij SpaceX, për forcat ukrainase në luftën kundër Rusisë. Sipas tij, Starlink përbën "shtyllën kurrizore të ushtrisë ukrainase", duke qenë thelbësor për funksionimin e saj në terren.

Në një koment të bërë publikisht, Musk u shpreh i tronditur nga "vitet e masakrës" dhe parashikoi se Ukraina është e destinuar të humbasë luftën nëse nuk arrihet një marrëveshje paqeje.

"Duhet një marrëveshje paqeje tani! Për të qenë i qartë, terminalet Starlink nuk do të çaktivizohen, pavarësisht rrethanave. Pa Starlink, linjat ukrainase do të shembeshin, pasi rusët janë në gjendje të ndërpresin çdo formë tjetër komunikimi. Ne nuk do ta lejonim kurrë një gjë të tillë, sepse do të humbnim një mjet të rëndësishëm negociues."-tha Musk. 

Deklaratat e Musk ngjallën reagime ndërkombëtare. Ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, reagoi ndaj komenteve të tij, duke kujtuar se kostot e Starlink për Ukrainën mbulohen nga Ministria Polake e Transformimit Dixhital, në një vlerë prej 50 milionë dollarësh në vit. Sikorski paralajmëroi se nëse SpaceX tregohet një partner i paqëndrueshëm, atëherë do të detyrohen të kërkojnë furnizues të tjerë të komunikimit satelitor./Corriere.it

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?