Si fillim, dua ta nis këtë shkrim me një citim të Dokumentit të UNESCO-s:
"Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare (anglisht: International Mother Language Day) është një ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999. Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është promovimi dhe ndërgjegjësimi për diversitetin gjuhësor dhe kulturor si dhe promovimin e shumë-gjuhësisë. Dokumenti 16/C i UNESCO-s nga viti 1970 thotë: "Gjuha amtare shënon rrugën e qenies njerëzore dhe përmes saj ajo hyn në shoqëri, bën kulturën e grupit të cilit i takon dhe vendos bazat për zhvillimin e aftësive intelektuale të saj."
Në vendin tonë ky vit është shpallur si viti i gjuhës shqipe. Një nismë e përkryer! Gjuha shqipe është identiteti ynë kombëtar, pika e vetme e bashkimit që na bën një kudo jemi. Populli ynë ka pasur një histori të hidhur, dhe nuk e teprojmë të themi që jemi i vetmi komb i copëtuar në gjashtë pjesë.
Sado që të pangopurit luajtën me fatet e kombit tonë, sërish një gjë nuk e shuajtën dot, dhe ajo është gjuha shqipe. Kjo gjuhë e cila u trashëgua brez pas brezi, u shkrua me gjakun e martirëve të saj, u bën ballë më së miri nevojave të kohës.
Gjuha shqipe është një gjuhë e pasur, ajo kaherë ka tërhequr vëmendjen e gjuhëtarëve botërorë, të cilët kanë bërë kërkime voluminoze për të.
Gjuhësia shqiptare ka pasur dhe ka arritjet e saj që janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Arritja më e madhe pas Kongresit të Manastirit (1908), mbetet Kongresi i Drejtshkrimit (1972). Ky kongres mbetet baza e formësimit të gjuhësisë shqiptare, pasi, bëri një shqiptarët kudo ndodheshin. Prej më se 52 vitesh shqiptarët kudo janë shkruajnë dhe flasim në të njëjtin standard.
Pas këtij kongresi do të vinin veprat e tjera madhore, si, "Gjuha Letrare Shqipe për të Gjithë " (1976); "Gramatika e gjuhës Shqipe" I, II; "Fjalori i Drejtshkrimit" (1976); FGjSSh 1980, 1984; FGjSh, 2002, 2006, 2020 dhe FMGjSh që pritet të dalë së shpejti, janë vepra kodifikuese të gjuhës sonë. Kësisoj, ato mbeten libra pune për çdo shkrues të shqipes.
Arritjet janë të mëdha edhe në historinë e gjuhës, fonetikën historike, etimologjinë shkencore, ku mund të përmendim: Joklin, Pedersenin, Mayerin, Orellin etj; Çabej, Domi, Demiraj, Topalli etj..
Përse kjo pasqyrë?
Kohët e fundit janë shtuar shumë pseudogjuhëtarët. Ata me sharlatanizmin e tyre kanë zabtuar televizionet dhe flasin kodra mbas diellit. Këtu po gjallojnë dhe ata që duan komb kosovar dhe gjuhë kosovarishte! Këta janë të nxitur nga qarqe të caktuar për të përçarë.
Shpirtligësia e tyre shkon deri aty sa vjellin vrer për kolosët e gjuhësisë, dhe madje dalin hapur kundër standardit dhe etimologjisë shkencore. Turp i madh që këta sojsëzë (dhe të shumtit nuk kanë lidhje me gjuhësinë) lejohen të flasin budallallëqe.
Dalipllarë, Gurollarë, e disa frymurithë u pizmosën para disa ditëve. Përse? Sepse disa intelektualë u drejtuan institucioneve një peticion për ndalimin e këtyre emisioneve allosoj.
Ajo që të bën të grushtosh kryet është se në rrjetet sociale këta marrin aq shumë përkrahje sa s'di ç'të thuash. Përse? Mendimi im është:
a) Programet shkollore duhet të kenë tema të posaçme që të parapërgatisin nxënësit për të dalluar etimologjinë e vërtetë të fjalës nga etimologjinë popullore;
b) Televizionet duhet të ftojnë specialistë me emër, që të ndërgjegjësohen qytetarët;
c) Të ketë ligj të posaçëm për zbatimin e standardit dhe njohjen e arritjeve të shkencës.
Në këtë ditë të veçantë, institucionet duhet të ndërgjegjësohen dhe, meqenëse ky është viti i gjuhës shqipe, duhet të ketë aktivitete të ndryshme, të ndahet gjuha shqipe nga letërsia, të pajisen bibliotekat shkollore me literaturë gjuhësore dhe letrare.
Është detyrë e çdo institucioni të kujdeset për gjuhën amtare, madje atje ku ajo dëmtohet të ketë edhe gjoba.
Ka ardhur koha që midis shteteve tona të copëtuara të kemi një Akademi Shkencash të përbashkët, dhe tekstet e gjuhës shqipe të jenë të njëjta, për këtë nuk besoj se na ndal kush.
Si përfundim, jo vetëm kjo ditë, por dhe ditë të tjera duhet t'i kushtohen gjuhës amtare, me qëllim që ta flasim dhe shkruajmë bukur atë. Ne jemi një komb sepse kemi një gjuhë, një gjak, një flamur dhe një kulturë!
C'e ke mire o mendje qeruar. Po si nuk ndeshem.ndonje Bledi me dy koqe mend nde koke. Bloze mo bloze.... Mos valle gjithe ky delir idiotesie ju vjen nga emri ?! Pak e cuditshme me duket, por ja qe keshtu paska qene shkruar. Po ti ne tere vitet e shkolles nuk ke lexuar aq libra sa ka SHKRUAR jo akademiku Agron. Po ti mbahu te greret o Blend, c'te duhen bletet. Se keshtu nga kashta nuk dukesh dhe keq. Rritu Bledi dhe meso te recitosh me mire.
PërgjigjuKeto nuk jane gjera qe behen me polic e rregullore. Problemi eshte niveli i ulet kulturor i pjeses derrmuese te popullsise. Njeriu i zakonshem, qe e ka mbaruar gjimnazin para shume vitesh, nuk do ulet te hape libra drejtshkrimi, por po te lexoje letersi artistike ne shqip, po te shohe filma ose pjese teatrale ne shqip, po te lexoje ne gazete nje ese te shkruar mjeshterisht ne shqip, patjeter qe do ta pasuroje fjalorin. Po nuk u hodhen para per artin, letersine, kinematografine, shkollat, universitetet, do ngelemi tek mishi ne hell dhe tasi me fasule.
PërgjigjuJa vlen ti kshillojm thminë tanë kudo që janë,ta pranojn paqen dhe Drejtsin për të gjithë,në atë vendë zvoglohen katastrofat natyrore,njerzit kan rrespekt mes veti,jan të bashkum dhe të fuqishum,kan shum bereqete dhe sevda jeta ashtë e lumtun
PërgjigjuVetëm shqip nuk dinë
I nderuar Gazetar, a ka ndonjë fjalë shqip për "promovim" apo "diversitet"?