Foto ilustruese

Kronikë

Nuk duroi më ngacmimin seksual, shqiptarja qëllon për vdekje me thikë pensionistin që kujdesej në Itali, arrestohet nëna e tre fëmijëve

26 Nëntor 2021, 11:35| Përditesimi: 26 Nëntor 2021, 11:40

  • Share

Pas kangjellave të burgut gjendet tashmë 51-vjeçarja shqiptare dhe nëna e 3 fëmijëve, pasi 2 ditë më parë qëlloi për vdekje me thikë burrin 68-vjeçar që e ngacmoi seksualisht në Itali.

Kjo është historia dramatike e shqiptares e cila prej 3 vitesh, kujdesej për Antonio Amicucci, një pensionist i cili filloi ta ngacmonte seksualisht, diçka që siç duket gruaja shqiptare nuk e duroi më.

Më pas ajo e llahtarisur ka kërkuar ndihmë nga fqinjët, ndërsa ato kanë njoftuar karabinierët të cilët e arrestuan me akuzën e vrasjes.

Siç sqaroi ajo mes saj dhe italianit, nisi një debat teksa ajo po lante enët për shkak të ngacmimet të tepruar të tij. Gruaja ka pranuar gjithçka përpara autoriteteve, duke thënë se e qëlloi disa herë me thikë viktimën.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?