'Nuk e dallonin nga partnerja', Robert Berisha flet për vajzën e madhe

23 Gusht, 16:31| Përditesimi: 23 Gusht, 16:34

  • Share

Robert Berisha ka folur si rrallëherë për vajzën e tij të madhe, e cila tashmë është mbi 18 vjeç, Arona. Roberti u shpreh se gjatë herës së fundit që kishte ardhur e bija në Kosovë, së bashku kishin shkuar dhe në lokale nate.

Me humor Roberti tha në “Era Verë” në T7 se njerëzit e ngatërronin vajzën me të dashurën e tij 23-vjeçare, Ana Srel. Ndërsa foli për Renenë, vajzën që ka me këngëtaren Nora Istrefi, Roberti zgjodhi fjalët më të veçanta, kur tha se ajo është shumë e talentuar dhe një vajzë e mbarë.

‘Vajza është 18 vjeç, e kam nxjerrë nëpër klube dhe mund të qëndrojë edhe këtu. Ishte një ndjenjë interesante të dilje me vajzën kështu në klube, nuk e dinin kush ishte nusja dhe kush ishte vajza. Dhe më pas mora Renenë dhe dola me të.

Rene është komplet tipi im, më dreq nuk e bën më nëna, ka shumë talente, flet anglisht në dialekte të ndryshme, është krejt vajzë e mirë. Nuk është e llastuar, edhe pse i ka të gjitha mundësitë, mami i rri gati me të gjitha të mirat, por nuk e ka shpërdoruar besimin tonë.’- tha Berisha.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?