Bota

'Nuk e di si shpëtova nga vrima ku isha varrosur', 51-vjeçarja torturohet për 8 orë në hotelin ku kishte shkuar për pushime

31 Maj 2019, 22:51| Përditesimi: 31 Maj 2019, 22:58

  • Share

Tammy Lawrence-Daley i ka mbijetuar një sulmi brutal në një resort në Republikën Domenikane.

51-vjeçarja së bashku me bashkëshortin e saj  u përballën me një makth në vendin ku kishin shkuar të pushoni.

Sipas dëshmisë së saj, ajo ishte larguar nga dhoma për të porositur ushqim, kur u sulmua nga pas nga një person që mbante të veshur uniformën e hotelit.

Më pas agresori e kishte futur në një dhomë dhe e kishte dhunuar për 8 orë.

“Trupi im i pajetë u hodh nëpër shkallë dhe përfundoi në një zonë të nëndheshme me ujëra të zeza. Më qëllonte në kokë dhe tentonte të më mbyste. Nuk e di si shpëtova nga ajo ‘vrimë’ ku isha varrosur. Ai burrë mendoi se më vrau, por dështoi. Ai është ende atje jashtë, si një grabitqar që po kërkon viktimën e radhës”, rrëfeu 51-vjeçarja.

Ndërkohë autoritete po punojnë për zbardhjen e ngjarjes por agresori ende nuk është gjetur.

Komento

Komente

  • Shqiptare i mire: 03/06/2019 07:08

    Sipas shkrimit kjo ka ndodhur ne re sort dhe me bene qe te mos i frekuentoje me ato Resorte

    Përgjigju
  • Zyberi: 01/06/2019 03:25

    Kjo ngjarje duhet te investigohet mire kam 10 viteve frekuentoj rregullisht punta Cana domenican republic e kam konsideruar vend shume te sigurt

    Përgjigju
    • eda: 01/06/2019 05:42

      vend te sigurte?! vetem brenda resortit,po jashte resorteve mos guxo me dsle

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?