VIP & Spektakël

'Nuk e dija që ishte e keqe'! Si reagoi princi Harry kur takoi Donald Trump, pas deklaratave për Meghan (FOTO)

4 Qershor 2019, 10:29| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 10:44

  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është në një vizitë 3 ditore në Britaninë e Madhe. E vetmja që nuk do të takohet me të është dukesha Meghan Markle. Ajo ka qenë një kundërshtare e tij gjatë fushatës së vitit 2016. Meghan e ka cilësuar Trump si përçarës dhe paragjykues.

Me këtë deklaratë të dukeshës, Trump u njoh gjatë një interviste për The Sun. ‘Nuk e dija këtë gjë gjë, çfarë mund të them. Nuk e dija që ishte e keqe’ ka thënë ai.

Ndërkohë kjo deklaratë duket se ka tensionuar edhe më tepër raportet. Trump e ka mohuar këtë deklaratë duke thënë se ky është një lajm i rremë. Pavarësisht kësaj princi Harry, bashkëshorti i Meghan nuk ka preferuar të jetë shumë mikpritës ndaj presidentit amerikan në mbrëmjen e djeshme organizuar enkas për ta. Ai ka komunikuar më shumë me vajzën e Trump, Ivanka-n dhe Melania-n, Zonjën e Parë.

3/3
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?