Këngëtarja Demi Lovato dhe mamaja e saj Diana de la Garza

VIP & Spektakël

‘Nuk e dinim nëse do jetonte’, mamaja e Demi Lovatos thyen heshtjen dhe flet për mbidozën e të bijës (Video)

20 Shtator 2018, 14:04| Përditesimi: 20 Shtator 2018, 14:15

  • Share

Mbidoza e këngëtares së njohur u bë ngjarja më e bujshme në të gjithë rrjetin. Demi Lovato u gjet pa ndjejnja në shtëpinë e saj si pasojë e një mbidoze droge. Gjithçka ndodhi para pak muajsh dhe kjo situatë i ka frikësuar të gjithë familjarët e Demi Lovatos duke filluar nga e ëma. Kjo e fundit ka dhënë një intersitë për “Newsmax Tv”, ku ka shprehur gjithë frikën që ka ndjerë në ato momente.

“Është shumë e vështirë për të folur në lidhje me atë ditë. Isha e shokuar kur e mora vesh çfraë kishte dhe akoma dridhem kur e kujtoj. Vrapuam për në sallën e urgjencës dhe i shkova pranë. Ajo ishte në gjendje të tmerrshme dhe nuk më shikonte fare. I thashë që e doja dhe më kishte pranë. Për dy ditë nuk e dinim nëse do jetonte apo jo, ishim të frikësuar,”- tha Dianna de la Garza.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?