Ky është rasti konkret i lidhjes së fortë mes kosovarëve dhe shqiptarëve duke treguar se jemi një komb dhe të pandashëm.
Ata nuk e harruan që familja shqiptare i hapi dyert gjendjes së keqe të të prekurve nga lufta e Kosovës.
Familja prej tre antarëve Kazanxhi nga Durrësi, e cila i mbijetoi tërmetit që goditi mëngjesin e djeshëm do të streohet në familjen nga Deçani i Kosovës.
Ata e kanë strehuar familjen Qorraj gjatë luftës së Kosovës dhe tashmë ata po i kthejnë mirësinë pas 20 viteve.
“Që në kohën e luftës jemi miq të vjetër, nuk e kemi harruar miqësinë dhe vendosëm të ikim tek miqtë tanë”, ka thënë Mihal Kazanxhi, kryefamiljari nga Durrësi.
Familja nga Durrësi do të qëndrojnë disa ditë deri në qetësimin e situatës, në fshatin Carabreg të Deçanit të Kosovës.
Sipas Radio Europa e Lirë, gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.
“Na thanë të shkonim atje se e panë se çfarë ankthi kishim. Kishim nevojë të iknim të qetësoheshim dhe pas kaq vitesh nuk u thonim jo. Ne kemi fjetur jashtë”, ka thënë Yllka Kazanxhi.
Ky gjest njerëzor tregon lidhjen e fortë të shqiptarëve kudo që ndodhen, ku theksojmë se Kosova ishte e para që dërgoi forcat speciale në vendin tonë për të nxjerrë trupat nga rrënojat.
Lajmi kryesor:
SOLIDARITETI/ Qeveria jep rrogën e nëntorit! Të rinjtë tetovarë me mision në Shqipëri: Do marrim me vete 5 familje (VIDEO)
/G.M./ReportTv.al
