Ministri Taulant Balla mori fjalën në foltoren e Kuvendin teksa replikoi me deputeten opozitare Albana Vokshi. Balla ironizoi Vokshin që u paraqit Kuvend me bluzën: Lironi Berishën!
'Më duket më shumë se qesharake të jesh në Kuvend dhe të flasësh për luftën kundër korrupsionit dhe të mbash në gjoks një person të dënuar për korrupsion. Një qytetar që sheh nga TV, edhe sheh strishën e lajmeve që deputeti filan po flet për korrupsionin dhe sheh bluzën e personit të dënuar për korrupsion. Kursejani qytetarëve këtë dhe mund ta bëni çdo ditë poshtë ballkonit. Ju kam parë edhe tek protesta te bashkia. Nuk e gjej dot shpjegimin pse duhet të shkosh të protestosh te bashkia me bluzën: Lironi Saliun! Nuk e gjej dot përgjigje. Liro Saliun tek bashkia, çlidhje ka?', tha Balla.
Balla foli edhe për kundërshtimin e opozitës ndaj projektit të bashkisë së Tiranës për linjat e transportit të gjelbër në bashkëpunim me kompaninë gjermane KFW.
'Për turpin tuaj keni deklaruar që do votoni kundër sepse jeni kundër përmirësimit të transportit urban në Tiranë. Jeni kundër përmirësimit të linjës së Kombinatit me Kinostudion, Unazës së Re, janë pjesë e projektit me autobusë miqësor me mjedisin, jeni kundra. Dhe nuk di si të përgjigjemi qytetarëve, që ecin me autobusë, se ti vjen me Benz. Jo moj jo, unë nuk jam gënjeshtar. Në përgjithësi lëviz nëpër Tiranë me këmbë. Por ti dhe shokët e tu, edhe në protestë kur shkoni te bashkia parkoni benzat tek parkingu. Por disfatizmi ku qëndron? Kjo është një marrëveshje kredie 10 vjeçare. Zbatimi i saj do zgjasi deri në 2029. Unë mendova se keni në plan zgjedhjet e 2029-ës. Po ju s’po mendoni dot as për 2033. Dy fjalë edhe për atë ritualin e dhunës me bomba molotov tek bashkia. E drejta për protestë është kushtetuese dhe nuk preket. Por degradimi sa herë që vjen është fjalimi i njërit dhe janë dhe 5 idiota që e shoqërojnë dhe duhet të hedhin bomba molotov në momentin kur në sheshin qëndror të shqiptarëve janë dhe të paktën 2000 turistë të huaj, kjo nuk është politikë as opozitë, por është degradim i një opozitë të shpërbërë në 100 copash. Është dhe njëri këtu që foli për Mundësira. Në 100 copash të paktën ja keni borxh vendit që ju ka bërë deputetë, që mos dëmtoni këtë industri sikurse është turizmi dhe pastaj po ka ngel, mirë është mos transporto as ti dhe k0legja jote bombat molotov tek bashkia. Ajo është një vepër penale dhe pa dyshim që kjo vepër penale ju dëmton ju, qytetarët. Mos ia bëni këtë nder Erionit duke shkuar për të protestuar poshtë dritares të tij, se nuk e ka arrestuar Erioni Saliun. Reflekto Albana, reflekto! Dhe hiqe atë bluze se le nam!', shtoi Balla.
Lajmi kryesor:
A u liruan të dënuarit për korrupsion? Përplasja në Kuvend/ Bardhi nxjerr përgjigjen e Dumanit! Manja: Asnjë zyrtar i lartë! Alibeaj: Ishin 100, minuat punën e Prokurorisë
G.K//ReportTv.al