Adoleshenca cilësohet si mosha e rrezikut, pasi adoleshentët ndërmarrin veprime e sjellje riskuese më shumë se në çdo grupmoshë tjetër. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv pedagogia dhe autore e disa librave për adoleshentët, Xhoi Jakaj në një seancë live me ta, i dha fund dilemave të tyre më të mëdha, duke i shpjeguar se si të tejkalojnë problemet e tyre.
Me dilema dhe shqetësime të ndryshme, 3 grupmoshat e adoleshentëve kërkuan përgjigje për disa nga problemet që kishin. ‘Përse ndonjëherë nuk e kuptoj veten dhe ndjenjat e mija’ ishte pyetja e 11-vjeçares Diona Dërmyshi.
“Kufiri midis moshës 11, 12 vjeç është mosha kur ti ke disa gjendje brenda vetes, këto vijnë për shkak të zhvillimit hormonal tek njeriu. Dhe zhvillimi hormonal I paraprin zhvillimit fizik, pra ti në trupin tënd pot ë zhvillohen hormone por fizikisht nuk ke arritur një pjekuri në të cilën të kuptosh gjendjet e tua dhe pikërisht për këtë duhet të gjendet prindi, motra, më e madhe, gjithkund që gjendet para-adoleshenti që ta ndihmojë. Celësi I suksesit me një para-adoleshent është ta dëgjosh. Kjo moshë nuk ka fare dëshirë që ta dëgjojë prindin, I di të gjitha dhe orientohet vetë në atë që di” shpjegoi pedagogia Xhoi Jakaj.
Ndërsa 14-vjeçarja Antea Nuredini ngriti si shqetësim dilemën për të qenë ajo që dëshiron vet apo jo që dëshirojnë prindërit që ajo të jetë. Duke i shkaktuar shpesh herë konfuzion për veten. Për këtë shqetësim, përgjigja e profesionistes Jakaj ishte që ajo të kuptonte edhe prindërit dhe shqetësimet që kanë ata.
‘Do përpiqesh të bësh një të mesme të përgjithshme, përpiqu dhe ti t’i kuptosh prindërit sepse jeta është shumë avangarde, prindërit duhet të plotësojnë ty ekonomikisht por prindëri nuk I kupton dilemat dhe pasiguritë e adoleshentit.
Adoleshenca është edhe periudha kur lindin dashuritë e para e njëkohësisht edhe pasiguritë. Për 17-vjeçarin, Renis Hamza shqetësimi më i madh është dashuria e tij ‘ A mendoni se ndjenja e dashurisë në moshën e adoleshencës është periudha me pastër në të cilën ne mund ta ndjejmë?’ tha ai. Ndërsa për pedagogen Xhoi Jakaj, mënyra se si dashurojnë adoleshentët vitet e fundit ka ndryshuar, ndërsa I këshilloi që të mos I konsumojnë shpejt dashuritë e tyre.
Po është periudha më e pastër, brezat kanë ndryshuar, unë gjithmonë jam përpjekur ti kuptojë brezat. Sigurisht dashuria në adoleshencë është më e butë, më e brishtë më e pastër. Megjithatë vitet e fundit ka ndryshuar pak formë dhe përmbajtje . Më vjen keq që një pjesë e adoelshentëve kanë filluar ta transformojnë gjendjen edhe në një farë interesi që nuk duhet të ndodh sepse dashuritë e para duhet të jenë gati sit ë pajetuara. Një dashuri gati platonike si e librave, poezive, por je e prekshme kjo është dashuria më e bukur që do të udhëzoja sot për brezin e adoleshentëve që ta jetojnë. Ajo dashuri që të bën ato fluturat në stomak, të bën të drithërohesh, të mendosh gjatë dhe të prishet gjumi. Do t’i këshilloja adoleshentët që mos ta konsumonin shpejtë, dashurinë e tyre’ tha ajo” tha ajo.