Sergio Aguerro dhe Lionel Messi

Sport

‘Nuk e meriton Topin e Artë’, Aguerro sqaron deklaratën për Messi-n

15 Maj 2019, 17:16| Përditesimi: 15 Maj 2019, 17:18

  • Share

Sergio Aguerro mohon të ketë thënë se Lionel Messi nuk e meriton ‘Topin e Artë’. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale futbollisti i Manchester City-t ka sqaruar citimin e bërë nga gazeta Marca ku thuhet: “Mendoj se për të fituar ‘Topin e Artë’ nevojitet për të luajtur në finalen e Champions League, të tjerat nuk kanë rëndësi”.

Deklaratë kjo që ka krijuar shumë keqkuptime ndaj Aguerro ka bërë këtë shpjegim për bashkëkombasin:

“Nuk më pëlqen të sqaroj deklaratat e mija, por kur unë citohem për gjëra që nuk i kam thënë duhet ta bëj. Do ta them tani. Askush tjetër përveç Messi-t nuk do të ishte zgjedhja e parë për të fituar ‘Topin a Artë’, veçanërisht nëse ai luan siç ka bërë këtë sezon.”

    

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?