Celeste Arantes, nëna e futbollistit të ndjerë Pelé, vdiq të premten (21 qershor) në moshën 101-vjeçare.
Arantes i kaloi pesë vitet e fundit në gjendje vegjetative, duke mos e mësuar kurrë për vdekjen e djalit të saj në 29 dhjetor të vitit 2022.
Ajo ishte e shtruar në spital për tetë ditët e fundit, tha në një deklaratë Konfederata e Futbollit Brazilian.
Edson Arantes do Nascimento, i njohur në mbarë botën si Pele, ishte një nga tre fëmijët e Celeste Arantes. Ajo nuk donte që Pele të bëhej futbollist, një mendim që u ndryshua me kalimin e viteve, kur ish-sulmuesi filloi të bëhej një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit.
“Ne vajtojmë thellësisht largimin e 'Celestinha', siç e quajti me dashuri djali i saj. Në të njëjtën kohë, ne jemi përjetësisht mirënjohës për ekzistencën e saj. Dona Celeste është nëna mbretëreshë dhe do të mbahet mend përgjithmonë me dashuri në zemrat dhe kujtimet tona.”- shkruan në postimin e tij Fondacioni Pele.
Santos, klubi ku Pele luajti pjesën më të madhe të karrierës së tij, tha se tifozëve të tij u vjen keq për vdekjen e "nënës së mbretit tonë të përjetshëm".