Rike Roçi dhe Eva Murati

VIP & Spektakël

‘Nuk e njihja fare’, Eva Murati flet për herë të parë për sherrin me Rike Roçin

4 Korrik 2018, 16:29| Përditesimi: 4 Korrik 2018, 16:34

  • Share

Pak kohë më parë, moderatorja e sportit, Eva Murati u përfshi në një ‘sherr’ vitual me tifozen e zjarrtë të kombëtares, Rike Roçi.

Murati postoi një foto të publikuar nga një profil i rremë i trajnerit gjerman Jurgen Klopp, ku në fokus ishin dy goca Shqiptare tepër sexy dhe sipër këtij postimi një shkrim ironik “Ja pse do i mungoj Shqipëria Botërorit”. Pikërisht ky koment nuk i kishte pëlqyer Evës dhe shkroi: Nuk di, a ta marr për kompliment?!

Më pas erdhi reagimi i bukuroshes Roçi, ku i komentonte se duhet ta merrte si kompliment pasi një vajzë e bukur është e bukur dhe kaq. E ftuar në emisionin “Adrenalinë”, moderatorja e Tring u shpreh se nuk kishte asgjë personale me gocat.

 “Dikush më dërgon një foto të komentit të bërë ,sigurisht nuk ishte faqja zyrtare e trajnerit ,por gjithsesi nuk më pëlqeu fakti që u kishte vënë një vizë të madhe gjithë vlerave ,gjithë mundit që bëjnë djemtë e Kombëtares ,por thjesht i kishte personifikuar vajzat Shqiptare si vajza sexy,dhe vetëm për këtë duhet të jetë Shqipëria në botëror. Nuk e njihja fare vajzën në fjalë,”- u shpreh Murati.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?