Foto ilustruese

Kronikë

Nuk e pranoi se lidhja e tyre e dashurisë mbaroi, shqiptari hakmerret ndaj të miturës në Greqi! Publikoi video intime dhe filloi kërcënimet: Do të shkatërroj

22 Shtator 2021, 08:59| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 09:01

  • Share

GREQI- Një makth me sy hapur ka përjetuar një vajzë e mitur nga Volos në Greqi, pasi i dashuri i saj 25-vjeçari me origjinë shqiptare pas kërcënimeve të shumta, i publikoi video nga momente intime mes tyre në një site pornografik.

Gjithçka nisi, një ditë korriku të viti 2020, kur vajza mori vendimin të ndahet nga i dashuri i saj prej 4-vitesh. Shqiptari u “çmend”! Me kërcënime dhe presione është munduar të mbajë pranë tij të rënë, pasi nuk mund ta besonte se lidhja e tyre e dashurisë, kishte marrë fund.

“Do të shkatërroj jetën”, këto ishin mesazhet që e reja merrte çdo ditë, pas ditës që vendosi të ndahej. Por shqiptari, nuk e la me kaq historinë. Ai disa ditë më vonë, publikoi momente intime me të miturën që kishte në telefon në një site pornografik.

Ishte pikërisht ky moment, në të cilin ajo vendosi të marri situatën në dorë, duke kallëzuar rastin e saj në polici.

“Atëherë filloi makthi im, pasi autori kishte në posedim disa video të miat në momente intime, për të cilat më kishte siguruar se nuk do t’i shihte kurrë askush përveç atij. Unë e dashuroja dhe prandaj i besoja verbërisht, dhe ai më thoshte se më donte”, tregoi vajza e re në gjyq.

Shqiptari u dënua nga drejtësia helene me 4 vite burg.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?