Këngëtari Florian Mumajesi

VIP & Spektakël

"Nuk e prisja", Florian Mumajesi reagon pas fotos së fejesës

19 Korrik 2018, 08:34| Përditesimi: 19 Korrik 2018, 09:41

  • Share

Ditën e pardjeshme këngëtari Florian Mumajesi mori urime të shumta për fejesën e tij, dhe kjo erdhi pas postimit të një fotoje nga ambienti i shtëpisë ku shfaqej me duart e bashkuara me një vajzë dhe në sy binte unaza në dorën e saj. Megjithatë, për të gjithë ata që menduan se producenti i dha fund beqarisë duhet t'ju themi se e gjitha ka qenë një lojë.

Vetë Flori me anë të një tjetër postimi ka shpjeguar se e kishte bërë qëllimisht që të gjithë të aludonin për fejesë. "Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim,"- ka thënë këngëtari. Kohët e fundit Mumajesi është përfolur për një lidhje sentimentale me moderatoren Liberta Spahiu, por deri tashmë asgjë s'është konfirmuar nga dyshja. 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?