Xhensila Myrtezaji

VIDEO/ ‘Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje’, Xhensila Myrtezaj bën dedikimin e veçantë

26 Qershor, 15:45| Përditesimi: 26 Qershor, 15:49

  • Share

Xhensila Myrtezaji edhe pse vazhdon të jetë në kulmin e karrierës, nga ana tjetër po shijon edhe rritjen e djalit të vogël, Amen.

Herë pas here në profilin e këngëtares nuk kanë munguar foto apo video nga përditshmëria e saj me fëmijët.

Së fundmi ajo ka publikuar një video mjaft të ëmbël ku shihet duke përkedhelur Amen.

“Nuk e prisja të marrosesha kështu pas teje, të dua sa fuqia e 100 diejve Amen”, shkruan Xhensila.

Para disa muajsh Xhensila Myrtezaj i ka dhënë fund lidhjes disa vjeçare me Bes Kallakun, ndërsa tashmë dyshja thuhet se janë në proces divorci.

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?