Ermal Mamaqi dhe libri i tij

‘Nuk e quaj veten shkrimtar’, Ermal Mamaqi ironizon kritikët: Të flenë gjumë rehat, s’do pengoj asnjë për çmimin Nobel e as ata që hanë bukë për këtë

16 Nëntor 2022, 23:04| Përditesimi: 16 Nëntor 2022, 23:05

  • Share

Ermal Mamaqi i është përgjigjur kritikëve lidhur me librin e ri të sapo botuar nga ai. Në emisionin “Pardon My French” Ermal Mamaqi ka dhënë më shumë detaje rreth librit të tij më të ri i cili quhet “Në garë me veten”.

“Është një libër i shkruar me një gjuhë shumë të thjeshtë. Unë shkëputem, kemi një shtëpi në plazh dhe rri vetëm. Në ditët me shi sidomos, shpërthen edhe ideja. Është një libër ku ti duhet të kuptosh çështjet, më saktë aty ka një vend bosh ku ti mund të shkruash, të plotësosh pyetjet dhe t’i japësh përgjigje.”- tha Mamaqi.

I pyetur nëse tashmë e quan veten shkrimtarë Ermal Mamaqi u shpreh me ironi se mund të flenë rehat të gjtihë ata që menduan të kundërtën.

Jo, nuk e quaj veten shkrimtar. Të flenë rehat të gjithë këta që hanë bukë me këtë gjënë. Nuk do t’i pengoj asnjërit të fitojë çmimin Nobel.- tha ai. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?