'Nuk e zgjodha unë, Partizani më kërkoi mua', Zoran Zekic: Grezda ka luajtur futbollin më të bukur me mua

14 Qershor 2023, 09:34| Përditesimi: 14 Qershor 2023, 15:18

  • Share

Partizani, për sezonin që lamë pas u shpall kampion në Superligë. Të kuqtë janë duke bërë ndryshime në klub, me trajnerin Zoran Zekic dhe drejtorin e ri sportiv Arbër Abilaliaj që u prezantuan para medieve. Kroati ka një eksperiencë të madhe në rajon dhe jo vetëm, duke drejtuar edhe lojtarët me origjinë shqiptare. Eros Grezda duket në planet e Partizanit, me Zekic që ka cekur edhe largimin e trajnerit Giovanni Colella.

"Unë nuk zgjodha Partizanin, më zgjodhi Partizani mua. Për mua ishte një sfidë e madhe, kam punuar në Moldavi, në Hungari, në Kroaci dhe tani kisha nevojë për një sfidë të re. Mendoj se Partizani është klubi më i madh në Shqipëri dhe për mua, stafin tim, është një mundësi që të bëjmë diçka të mirë për Europën, duke filluar nga Champions League e pastaj kampionati. Por për kampionatin do të kemi më shumë kohë. Kam luajtur kundër Partizanit, kam punuar te Sherif Tiraspol dhe në atë ndeshje më kujtohen kualiteti dhe mentaliteti shumë i mirë i Partizanit", tha Zekic fillimisht.

Trajneri më pas tregoi edhe ambientin e kuq, teksa ka zhvilluar seancën e dytë dje.

"Për fat të mirë kam pasur mundësinë që të punoj me shumë futbollistë shqiptarë në Kroaci dhe në klube të tjera dhe më pëlqen karakteri, cilësia dhe profili i tyre se si luajnë futboll. Opinioni im është që të luajmë futboll me disiplinë. Kam zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, kam parë shumë gjëra, nuk jemi kompletuar ende, presim disa lojtarë. Padyshim duhet të tregoj veten time dhe t’u shpjegoj lojtarëve të mi çfarë pranoj dhe cilat rregulla që duhet të ndjekin në fushën e lojës dhe jashtë saj. Nuk kemi shumë kohë", vijoi kroati.

Trajneri ka edhe një mesazh për Eros Grezdën, njohje e vjetër e tij.

"Mendoj se është pyetje për drejtorin se kam goxha punë për të bërë në fushën e lojës. Duhet ta dini që ai luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij kur luajti me mua. Uroj që të jetë në formë të mirë, e di që ka një dëshirë të madhe të vijë te Partizani, por çdo gjë tjetër varet nga marrëveshjet", tha Zekic.

Largimi i Colellës edhe pse kampion, është komentuar edhe nga Zekic.

"Shpeshherë jeta nuk është kaq e thjeshtë, unë u largova nga Sherif, ku fitova dy tituj e dy Kupa, luajta e fitova 50 ndeshje në atë periudhë. Po ju them se jeta është në disa raste e thjeshtë e disa herë jo, nuk di të them nëse ai kishte probleme këtu, por kjo është jeta, kjo është jeta e trajnerit. Para çdo ndeshje, marr gjërat e mia dhe i bëj gati, se ndoshta shkoj në shtëpi", tha trajneri i Partizanit mes të tjerash.

S.Dh//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gaz Demi: 14/06/2023 14:36

    Me kete moto vazhdo ''Vete me zgjodhet'', dhe kur te humbasesh ndeshjet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?