Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, teksa po vijon vetëm ai për zarfet e diasporës dhe për kandidatët preferencialë.
Por rezultati duket se nuk është pritur mirë nga kryetari i një prej koalicioneve partiake.
Adriatik Lapaj, i Nisma Shqipëria Bëhet, ka siguruar vetëm 1 mandat deri tani, edhe pse ka marrë rreth 60 mijë vota (brenda vendit dhe diasporë).
Sipas sistemit elektoral u prodhua vetëm një mandat, edhe pse me ato shifra do të ishin të kuptueshme deri në 3 mandate.
Për këtë shkak Lapaj ka dhënë edhe reagimin e parë, ku ka shpërthyer nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të rrjetit social Facebook.
Madje ai shkon deri në anatemi ndaj atyre që bënë këtë Kod Elektoral, edhe pse tashmë janë forca e tretë në vend.
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar”, shkruan ai, teksa e mbyll me “do u bëj të mallkoni veten”.
Lapaj më herët ka deklaruar edhe se do e dorëzojë mandatin e deputetit nëse do rezultonte fitues, që sipas listës i kalon Endri Shabanit.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook:
“Nuk është 1 mandat jo, është mandati më i votuar i historisë së tranzicionit shqiptar që nxjerr lakuriq sistemin elektoral shqiptar. Ai mandat do u fanepset aq shumë sa si grenxa në poturre do u bëj të mallkoni veten”.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook
Komente

Po je i ri dreqi e mori Ke marre fjalimet e salihit Pika ty Do perfundosh si ay stari i korces Do ha marmallate tha. Dhe è hengri sot Ti do hash Neser
PërgjigjuNuk mundesh te marresh nga votat e Qarkut Diber bie fjala kur ti ske qen asnjeher dhe ska si ty te japi mandat aty ku votohesh aty te dalesh deputet
PërgjigjuIk o legen..
PërgjigjuIk se u bere me keq se sala,do besh nje mut qe te hash,ne zgjedhjet e tjera nuk mer asnje deputet sepse je zhurmaxhi pa kellqe,,
PërgjigjuO shoku, vota per ty ishte vote kunder te tjerave, ishte nje rezultat historik, sepse ke patur disa intelektuale me integritet qe ti kane rritur kredencialet. Nje gabim te madh e bere,por e korigjove shpejt, pa filluar mire nepotizem.
PërgjigjuIk mor paterice e Salehut
PërgjigjuMbase ke te drejte por po e fillove me kercenime si saliu ta them une ske asgje ne terezi djale je i humbur
Përgjigju