Mentor Kikia analist

‘Spiralja e dhunës do përkeqësoj situatën politike', Kikia komenton kaosin e opozitës në Kuvend: Mënyra e tyre do acarojë më shumë gjendjen

1 Tetor, 13:41| Përditesimi: 1 Tetor, 17:24

  • Share

Tiranë-Anallisti Mentor Kikia komentoi ngjarjet e djeshme në Kuvend si hapa të metejshëm të një acarimi mes palëve politike.

Kikia i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu u shpreh se opozitës i duhet të zgjedh një rrugë tjetër dhe të përqëndrohej më shumë në hartimin e alternativës në prag të vitit zgjedhor.

"Përtej kësaj fotografie të trishtë të gjendjes në të cilën ndodhet demokracia shqiptare, ajo që mbetet ende pa përgjigje është se çfarë do të arrihet përmes këtij aksioni opozitar. Pasi duam apo s’duam ne, zhvillimet e djeshme e fusin marrëdhënien politike edhe aq të acaruar mes opozitës dhe mazhorancës e fusin në një rrugë të re, në një fazë të re. Aty nuk do të jetë vetëm debati i pa etikë, le të themi në sallë, me lëvizje veprime jo normale siç ishte gjatë vitit të kaluar me tymues, me flakadanë, me karrige që mblidheshin në mesin e sallës. Opozita ka njoftuar tashmë, qasja e saj me mazhorancën do të jetë përtej pamundësimit të zhvillimit të seancës në mënyrë normale. Edhe këtë e promovoj me veprimin e parë me atë që ndodhu në hyrje të parlamentit për të vijuar me protestën në datën 7.

Opozita pretendon që nuk ka rrugë tjetër më, në kushtet ku si ka mbetur asnjë alternativë pasi sipas saj zoti Salianji u burgos pikërisht sepse denoncoi lidhje me krimin të ish-minitrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Edhe për këtë arsye i është drejtuar në një farë mënyre rrugës për nga ana tjetër, qeveria do të përdorë këtë sjellje agresive të opozitës. Për të përfituar politikisht edhe ajo. E pamë që dje zotin Rama i cili ekspozonte përpara drejtuesve të partisë së tij, fotografinë me karriget që digjeshin, duke u thënë përmes atyre qytetarëve shqiptarë që ja kush është opozita: Një opozitë destruktive që ndez zjarre që djeg karrige të parlamentit, karrige me të cilat ata janë ulur aty me votë

Një spirale dhune nuk do bëj asgjë me shumë veçse do përkeqësoj situatën politike po e po, do të shpërqëndroj vëmendjen reale nga problemet me të cilat duhet të merren të gjithë."-u shpreh Kikia. 

Pas dënimit të deputetit demokrat Ervin Salianjin me 1 vit burg nga Gjykata e Apelt për “Kallëzim të rremë”,  opozita kthehu skenarin e dhunës ditën e djeshme në Kuvend. 

Gjithçka nisi me bllokimin e foltores, hedhjen e sendeve të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit dhe përplasjen fizike midis disa depuetëve të opozitës dhe mazhorancës. Depuetët e opozitës kanë nxjerrë jashtë Kuvendit, karriget e tyre dhe i kanë vendosur fjakën si shenjë revolte.

Deputetët e PS kanë kërkuar përjashtimin e 24 deputetëve të PD-së, ku brenda 48 orëve mblidhet Sekretariati i Etikës për të marrë vendimin. Paraditen e 30 Shtatorit deputetët e opozitës bojkotuan edhe punën e Komisioneve Parlamentare.

Më 7 tetor Partia Demokratike ka thirrur një protestë e cila pritet të nisë para godinës së Kryeministrisë, por është paralajmëruar se grupe protestuesish do të bllkojnë akset rrugore, kryqëzime, në një formë të mosbindjes civile.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?