Nuk është kurrë vonë për të realizuar një ëndërr! Me këtë “moto” një 94-vjeçare nga Alabama në SHBA, realizoi ëndrrën e saj për të provuar më në fund një fustan nusërie.
Ishin mbesat e saja ato të cilat organizuan këtë surprizë të ëmbël për Martha Mae Ophelia Moon Tucker, e cila u martua në 1952 ku për gratë me ngjyrë ishte e ndaluar të futeshin nëpër dyqane e nusërisë, duke e detyruar atë ta merrte një hua.
“Gjyshja jonë ka sakrifikuar pafund për ne, kështu që për mua është një kënaqësi e madhe të mund t’i realizojë asaj një nga dëshirat e saj”, tha Angela Strozier, një nga mbesat e Tucker.
Videoja emocionuese e 94-vjeçares dhe gëzimi i saj i pamasë teksa provon fustanin, është bërë virale në internet duke bërë njerëzit të buzëqeshin sa herë e shohin.
“Unë pashë veten në pasqyrë e habitur. Unë isha shumë e lumtur. U ndjeva shumë mirë, sikur po martohesha.”, u shpreh ajo në një intervistë për mediat e huaja.