Kryeministri Edi Rama thotë se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje do të vazhdojë deri në goditjen përfundimtare të këtij fenomeni. Rama thotë se aksioni nuk është thjesht “makthi një nate vere”, por do t ëvijojë deri në fund, pasi nuk mund të ketë ‘Shqipëri 2030’ në BE me ndërtime pa leje.
"Kthesa e re që ne kemi marrë në rrugën e gjatë të vendosjes së rendit ligjor mbi territorin, për çlirimin e hapësirave publike nuk do të mbarojë pa mbaruar njëherë e mirë. Jo thjeshtë ato ngrehina që janë instrumente të zaptimit, por vetë fenomeni. E di që ka shumë njerëz që shpresojnë se kjo do të jetë si makthi i një nate vere, por nuk do të jetë kështu, kjo do të vazhdojë pa u ndalur me këmbëngulje, se nuk ka Shqipëri 2030 në BE me ndërtime pa leje, që arrijnë deri në pikën sa bllokojnë komunitet banorësh për të hyrë e të dalë. Hyjnë e dalin prindërit nëpër lokale që të kalojnë nga apartamenti tek rruga", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ndërtuesit që shkelin lejen 5 vite në ‘listë të zezë’! Rama: Nëse shesin apartament dy herë, konfiskim direkt! Aksioni gjithë mandatin
SI.E./r.k./ReportTv.al