Finalja e Madhe e Konkursit të 68-të të Eurovision-it do të mbahet të shtunën më 11 maj në ‘Malmo Arena’, në Suedi me gjysmëfinalet që do të organizohen në fillim të së njëjtës javë, respektivisht të martën më 7 maj dhe të enjten më 9 maj 2024.
Qyteti jugor suedez i Malmos është përzgjedhur si qyteti pritës për edicionin e 68-të të Eurovision, pas një gare emocionuese në Liverpool, edicionin e fundit.
Pas fitores historike të artistes Loreen në Liverpool në fillim të këtij viti me këngën “Tattoo”, duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë në Eurovision dhe duke e bërë Suedinë të barazojë rekordin e Irlandës prej shtatë fitoresh në total, këtë vit edicioni i spektaklit më të madh të këngës në Evropë do të mbahet në Suedi.
Data e finales së madhe është përcaktuar në 11 maj, ndërsa gjysmëfinalet që do të organizohen në fillim të së njëjtës javë, respektivisht të martën më 7 maj dhe të enjten më 9 maj 2024.
Malmo u zgjodh si qyteti nikoqir pasi u shqyrtuan objektet në vend, aftësia e tij për të akomoduar mijëra delegacione, staf, fansa dhe gazetarë dhe infrastruktura lokale.
Vetë Suedia do të mirëpresë për herë të shtatë Eurovision-in në vitin 2024, pasi më parë kishte organizuar konkursin në Stokholm në vitet 1975, 2000 dhe 2016 dhe në Goteborg në vitin 1985.
Është gjithashtu hera e parë që Eurovision nuk mbahet në një kryeqytet për pesë organizime radhazi.
Ky event nuk ja vlen me ta shikosh. Promovon antivlere.
Përgjigju