VIP & Spektakël

Nuk është tabu, të gjithë e kanë bërë! Aktori flet për herë të parë për të bijën (VIDEO)

20 Nëntor 2019, 11:44| Përditesimi: 20 Nëntor 2019, 15:32

  • Share

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli” aktori Ledion Zoi  është shprehur se tashmë jeta e tij ka ndryshuar dhe kthimi në shtëpi është shumë herë më i bukur. Edhe pse vajza e tij është ende shumë e vogël dhe në process rritje, Ledioni thotë se vajza i ka ngjarë atij.

Si është ndjesia e të qënurit baba?

"Është roli kryesor që të thërret gjithë jetën, është një ndjesi shumë e bukur. Emri i saj Rakelë, ka qenë bashkim emrash, më pëlqejnë emrat autoritarë. Botën e shoh në një këndvështrim tjetër, kam një përgjegjësi të dyfishtë, duhet të kujdesem për të. I ka ngjarë babait. Ka marrë goxha nga unë, megjithatë është një miksim shumë i bukur i të dyve.” shprehet aktori.  

Por a është një baba shembullor Ledion Zoi?

 “Ia kam ndërruar edhe pelenat. Kjo nuk është tabu, çdo baba e bën.”, shprehet në “Rreze Dielli" Ledion Zoi. 

Ledion Zoi njihet për shfaqjet e tij kryesisht komedi, të cilat kanë mesazhe të forta sociale. Ndërkohë mbrëmë aktori ngjiti në skenë premierën e “Histori antike”

D.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?