'Nuk është vendim politik' Socialistët tregojnë përse duan ta shkarkojnë Malajn nga Banka e Shqipërisë

16 Korrik 2019, 21:00| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 21:04

  • Share

Partia Socialiste kërkon shkarkimin e Arben Malajt si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës të Shqipërisë me argumentin se ka shkelur kodin e etikës në daljen e tij publike. Deputetët e Partisë Socialiste kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij.

Secila prej daljeve publike të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës dhe të gjitha rastet së bashku mund të çojnë në konkluzionin që temat e trajtuara dhe qëndrimet e shprehura bien ndesh dhe cënojnë pavarësinë dhe integritetin që kërkon pozicioni i mbajtur në Bankën e Shqipërisë”.

Ndër të tjera në letrën e firmosur nga 28 deputetët socialistë thuhet se Malaj ka kryer shkelje etike në daljet publike duke bërë deklarata politike, gjë të cilën nuk ia lejon posti i tij.  Disa prej deputetëve të mazhorancës që kanë firmosur kërkesën për shkarkimin e Malajt argumentojnë veprimin e tyre me sjelljen e anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë . Ata nuk pranojnë që ky është një vendim politik.

Do ta gjykojmë, do ta shohim” u shpreh Ismet Beqiraj. Antoneta Dhima tha se “Kemi dhënë një material shumë të qartë dhe të shkruar nga të gjithë firmëtarët”. Ndërsa Ervin Bushati u shpreh se “Ne kemi një vendimmarrje dhe kemi një angazhim politik si mazhorancë që do i qëndrojmë një parimi që askush në administratë, qoftë dhe në agjenci publike ose në borde nuk duhet të merret me politike. Kemi ngritur një kërkesë me 28 firma, kur të kalojë në komision do shqyrtohet më qartë”.

Malaj përmes komenteve në rrjetet sociale por edhe intervistave të ndryshme ka shprehur kritika të hapura se si qeveria trajton çështjet ekonomike. Malaj u votua me 107 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për të qenë pjesë e bordit drejtues të BKSH.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?