Lulzim Basha dhe Lefter Maliqi

Politikë
Top 24

Lefter Maliqi dorëzon formularin e vetëdeklarimit, drejt Kuvendit një deputet i PD-së

4 Mars 2019, 10:21| Përditesimi: 4 Mars 2019, 10:46

  • Share

Lefter Maliqi  kandidat i Partisë Demokratike në listën e zgjedhjeve parlamentare të 2017-ës, ka dorëzuar sot në Komisionin Qendrot të Zgjedhjeve, formularin e vetëdeklarimit, duke hedhur kështu hapin e parë drejt marrjes së mandatit të deputetit, pas dorëheqjes së deputetëve të opozitës.

Pas verifikimit nga ana e KQZ, Lefter Maliqi pritet të marrë mandatin e deputetit të PD-së në qarkun e Beratit.

Maliqi punon prej kohësh  si zv.drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve.

Nga PD-ja, edhe Myslim Murrizi që është deputet, nuk e dogji mandatin si kolegët e tij opozitarë. Po ashtu, nuk ka firmosur ende dorëheqjen edhe Rudina Hajdari, ndërsa nga LSI, jashtë vendimit të grupit doli edhe Lefter Koka. 4 kandidatë të LSI-së, i kanë dorëzuar formularët e deklarimit për tu bërë deputetët e rinj të LSI-së, në Kuvendin e Shqipërisë.

Komento

Komente

  • Kanceri: 04/03/2019 11:36

    Ky esht ber si top pipongu nga njera parti ke tjera. Po ky nuk esht ne opozit qe esht ber drejtor burgu? Apo esht stili mbaj me afer armikun sesa mikun. Qeveri vk.

    Përgjigju
  • Antena: 04/03/2019 10:45

    Cudi, ne qeverisjen e sotme cdo emerim sikur behet me konkurim, merite. Sikur skena degju qe ky ish polici korruptuar i Gramshit te kete konkuruar per te burgjet...cudi. Apo mos nga frika e vettingut te Shkbbbythes I leverdis me u ba qe deputet. Kjo do jete besa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?