Këngëtarja Enca Haxhia dhe reperi Noizy

VIP & Spektakël

Nuk flasin prej kohësh, Enca dhe Noizy bëhen bashkë për studentët

9 Dhjetor 2018, 20:32| Përditesimi: 9 Dhjetor 2018, 20:41

  • Share

Tashmë e dinë të gjithë që konflikti mes dy këngëtarëve shqiptarë ka arritur deri në atë pikë saqë ata nuk flasin me njëri-tjetrin. Por diçka i ka bërë bashkë sot këngëtaren Enca Haxhia dhe reperin Noizy.

Të dy kanë postuar në Instastory mendimin e tyre në lidhje me protestën e studentëve, duke u dhënë mbështetje këtyre të fundit. Madje një student protestues ka përdorur këngën e Encës “Kujt po i han” për të protestuar me të pasi në pankartë shkruhet: “Talk shit about us (studentët), kujt po i han!”. Dhe këtë foot Enca e ka ripostuar në Instastoryn e saj.

E ndërsa reperi është solidarizuar duke publikuar një foto ku shihet turma e shumë studentëve që protestojnë. Studentët ndodhen prej 6 ditësh përpara Ministrisë së Arsimit, duke protestuar në lidhje me plotësimin e kërkesave të tyre përsa u përket sistemit arsimor.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?