Prej 6 vitesh, Kastro Zizo nuk flet me moderatoren Rozana Radi. Këtë e ka bërë vetë me dije Kastro, përmes një posti në Instagram, ndërsa ka pasur një kërkesë publike për Rozën.
Ndonëse i kanë rregulluar marrëdhëniet, Rozana ende vijon ta ketë block në Instagram Kastron, ndërsa ky i fundit ka kërkuar që t’ia heqë.
“Një tmerr që s’kemi fol për 6 vite moj çupë… Edhe kush? Ne që kemi kalu dekada me hallet e qejfet e njëri-tjetrit! Me rëndësi që energjitë shkojnë sërish në njejtën rrugë për tu kanalizuar e dhënë më shumë dashuri, respekt dhe art. Njeriu gabon, por mëson dhe korigjon. P.S. Mëso të heqësh block-un”, shkrun Kastro.