Gazetarët kanë hedhur mikrofonët në tokë në shenjë proteste ndaj kryeministrit në detyrë të Kosoës, Albin Kurti. Pak para se Kurti të dilte nga Kuvendi, gazetarët kanë hedhur mikrofonët dhe kamerat në tokë. Kurti në 4 seancat e mëparshme është pyetur nga gazetarët rreth konsitutimit të Kuvendit, por ai ka refuzuar të përgjigjet. Në rastin e 5-të gazetarët nuk kanë lejuar një refuzim dhe kanë bojkotuar Kurtin.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka bërë një reagim lidhur me rastin ku ka kanë shkruar ku veprim i gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave. Më tej Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i ftoi të gjithë politikanët që të jenë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme siç është konstituimi i legjislaturës së re.
Edhe ditën e sotme ka dështuar përpjekja e pestë për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë sërish vetëm 57 vota në kandidaturën për kryeparlamentare. Seanca do të shkojë në përpjekjen e gjashtë për të konstituar Kuvendin. Ajo do të mbahet të premten.
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka dështuar të emërohet kryetare e Kuvendit të Kosovës, edhe pas përpjekjes së tretë. Ajo i mori 57 vota pro, katër më pak se 61 votat e nevojshme për emërimin e saj. Kundër saj votuan 46 deputet, ndërsa abstenuan 3. Edhe në dy përpjekjet e kaluara, Haxhiu kishte marrë vetëm 57 vota pro. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të institucioneve, duke e akuzuar këtë subjekt se po e mban peng shtetin për shkak të insistimit në një kandidat të vetëm për kryeparlamentar.
Komente

E paimagjinueshme ne Shqipëri, bravo gazetarët e Kosovës. Shpresojmë mos i vendosin ne riedukim si këtu te ne.
Përgjigju