Kadri Veseli me prindërit e tij

Nuk i dha lamtumirën e fundit as nënës, Kadri Veseli humb të shtrenjtën e tij teksa ndodhet në paraburgim, 6 muaj më parë i iku edhe babai

7 Janar 2022, 11:33| Përditesimi: 7 Janar 2022, 11:36

  • Share

Kadri Veseli, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë, mëngjesin e sotëm humbi nënën e tij në moshë 93-vjeçare, Ajshe Veseli.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije një familjar i Veselit. Ndërkohë kujtojmë se më 7 korrik të vitit 2021 ka humbur jetën edhe babai i ish-kryedemokratit, Fazil Veseli.

Pa i dhënë puthjen e lamtumirës, Veseli humbi brenda 6 muajsh të dy prindërit e tij.

Kujtojmë se Veseli nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait të tij, pasi ndodhej në paraburgim, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion nëse do të jetë në atë të nënës.

Ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Që nga nëntori i vitit 2020 ai së bashku me ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë, përkatësisht në Kukës dhe Cahan.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 13/01/2022 15:34

    Zoti Veseli shume Respekt per ju dhe dheu i leht qoft per prindrit tuaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?