Kosova & Rajoni

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi merr leje nga Specialja, viziton varrin e të atit! Mesazhi prekës në kurorën me lule: Erdha i fundit babë! (VIDEO+ FOTO)

21 Mars, 11:17| Përditesimi: 21 Mars, 14:04

  • Share

Ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nuk mundi t'i jepte lamtumurën e fundit babait të tij, Haxhi Thaçi, i cili u varros të martën në Skënderaj, por tashmë ka marrë leje për të vizituar varrin.

Mediat në Kosovë raportojnë se aeroplani privat me të cilin udhëtonte Thaçi u nis nga Roterdami në orën 08:00 dhe ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës në orën 10:00. 

Ish presidenti i Kosovës është fotografuar me një kurore me lule teksa hyn në varrezat në fshatin Burojë të Skënderajt. Në të ishte vendosur një mesazh prekës: Në varrin tënd erdha i fundit babë.

“Te varri yt erdha i fundit babë. Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë me dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, thuhet në mbishkrimin e vendosur në kurorë.

Kujtojmë që Thaçi e vizitoi të atin në spitalin ku ndodhej i shtruar në Prishtinë disa ditë para se të ndërronte jetë.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 21/03/2025 19:05

    O trim zoti te dhasht kivet : sa ma shpejt I lire

    Përgjigju
  • Albani: 21/03/2025 16:48

    Hashim Thaçi,burre trim. Herooooooo. Zoti e forcofte per humbjen e Babait.

    Përgjigju
  • ilirjan: 21/03/2025 13:42

    Humanizmi... ZERO i Gjykatesve ... TURP! Zot... denoji!

    Përgjigju
  • hektor: 21/03/2025 12:21

    Gjykatë kriminale as në varrim nuk e lejuan o Hitlerjanë,Zoti ju çoftë në ferr me gjith çkeni....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?