Nuk i dhanë pensionin 114 vjeçares pasi menduan se kishte vdekur, reagon ISSH: Vonesa zgjati 6 ditë, shkak procedurat verifikuese

27 Janar 2023, 18:04| Përditesimi: 27 Janar 2023, 21:27

  • Share

Pasi publikimit të rastit të mosdhënies së pensionit ndaj 114 vjeçares Qamile Marra në Kuçovë, ka reaguar Instituti i Sigurimeve Shoqërore ku bëhet me dije se duke nisur nga sot është kryer pagesa e pensionit për të moshuarën dhe sqarohet se vonesa ka zgjatur 6 ditë për shkak të procedurave të verifikimit. 

"Nisur nga rasti i publikuar së fundmi në media në lidhje me zonjën Qamile Metan Marra e moshës 114 vjeçe, pensioniste, ju sqarojmë se: ISSH, për çdo pagesë që kryen realizon dhe saktësinë e pagesave nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme. Bazuar në analizën e riskut, në mënyrë periodike strukturat rajonale kontrollojnë gjallesën e përfituesve mbi 100 vjeç nëpërmjet kontrollit dyfish, atë të statusit në regjistrin e shtetasve dhe kontaktimit fizik të përfituesve. Kjo edhe për faktin që të gjithë pensionistët mbi 100 vjeç, autorizojnë persona të tjerë për të tërhequr pensionin.

Në këtë kuadër është kryer edhe verifikimi për zonjën Qamile Marra dje në datën 26 Janar dhe nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Berat po dje është gjeneruar pagesa. Sot në datën 27 janar është kryer pagesa e pensionit të zonjës pranë banesës nga ana e Postës Shqiptare si agjent pagues”-thuhet mes të tjerash në reagimin e ISSH. 
 


Lajmi kryesor:

114-vjeçares nga Kuçova nuk i dhanë pensionin se menduan se kishte vdekur: Jam shëndoshë e mirë! Instituti i Sigurimeve: E vonuam 6 ditë


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?