Krujë/ S'i japin fondin për të rikonstruktuar shtëpinë e dëmtuar nga tërmeti, gruaja e vetme proteston për 8 mars te shkallët e bashkisë

8 Mars, 21:06| Përditesimi: 9 Mars, 09:27

  • Share

Milena Nikolli nga Kodër Thumana ka vendosur që sot në Ditën e Gruas të zhvillojë një protestë mjaft të rrallë në llojin e saj. Ajo ka që paraditen e sotme që është vendosur përpara shkalleve të bashkise Krujë dhe thotë qe është e vendosur të vetëflijohet këtu nëse problemit të saj nuk i jepet zgjidhje.

Konkretisht Milena kryefamiljare e një familje prej 7 personash prej një viti banon në banesën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 e cila është cilësuar nga ekspertet si ‘ds4’ pra banesë me rrezikshmëri të lartë e cila ka nevojë për rikonstruksion të thelluar.

Dhe pse ajo prej afro dy vitesh ka aplikuar dhe ka paraqitur të gjjthë dokumentacionin e rregullt, asnjë masë nuk është marrë për ti kaluar asaj fondin prej 3.4 milionë lekësh me të cilat duhet të rikonstruktojë banesën.

Ajo shprehet se është drejtuar bashkisë mbi 100 herë dhe asnjëherë të vetme kryetari nuk ka pranuar të takoje por ka qenë sekretari i bashkisë ai që i ka thënë zonjës qe bashkia nuk ka lekë qe t'i kalojë fondin. Ajo është ankuar në ministri e cila i ka thënë që problemi është në bashki, pra sorollatje pa kuptim për diçka që asaj i takon me ligj.

“Nuk kemi gjetur akoma asnjë rrugëzgjidhje, banesat po dalin jashtë përdorimit si pasojë e mos-ndërhyrjes. Kam dalë këtu prej orës 09:00. Pata një konflikt verbal me këta të bashkisë, të cilët vetëm se u ula aty tek shkallët më thanë se jam person me probleme të shëndetit mendor. Akuza të cilat më rënduan shumë psikologjikisht.

Jam shumë e lënduar, sepse sot duhet të isha duke festuar me nipërit e mbesat. Gjithçka i ka kaluar kufijtë e njerëzore. I jam drejtuar bashkisë shumë herë, nuk më është hapur dera mbi 100 herë. I jam drejtuar ministrisë me shkresë, më kanë thënë shko e merre fondin tek bashkia. Me një fjalë kanë luajtur ping pong me mua”- u shpreh kryefamiljarja për Report Tv.

Zonja shprehet se është e vendosur të vijojë protestën e saj deri sa problemit t’i gjendet zgjidhje pasi po rrezikon jetën duke jetuar në atë banesë.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Flskakfkdk: 09/03/2024 01:13

    Jepini leket o t mallkuar qe mos i hengshi asnjehere ato qe vidhni dhe percudnoni cdo qytetar te ketij vendi te zezate ksaj nene bifshin te ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?