Nuk i lejoi të kalonin rrugën, pranga 48-vjeçarit në Dibër! Arrestohet edhe dy të tjerë për dhunë ndaj bashkëshorteve

9 Korrik 2020, 10:08| Përditesimi: 9 Korrik 2020, 10:10

  • Share

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Dibrës për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Më saktësisht XH.A 35 vjeç, banues në Shupenzë dhe M. GJ., 51 vjeç, banues në Bulqizë, janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Gjithashtu në prangat e policisë së Dibrës është vënë edhe D. R 48 vjeç, banues në Shupenzë, pasi për motive pronësie, ka goditur e kanosur, duke i penguar për të mos kaluar rrugën, shtetasit A. D. dhe SH. D.

Të tre këta persona tani do të përballen në gjykatën e Dibrës me akuzat respektive.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahahaha: 09/07/2020 10:33

    Mos mer Dibra keshtu ? Si ka mundesi .. Ata Jane fshatare te rregullt,,,njofin Lopaten dhe Kazmen,,por jo dhunen..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?