Hulk Hogan

Sport

“Nuk i ndjen këmbët”, probleme serioze për legjendën Hulk Hogan

2 Mars 2023, 21:48| Përditesimi: 2 Mars 2023, 21:49

  • Share

Hulk Hogan nuk po kalon momentet më të mira në jetë. Një nga legjendat më të rëndësishme në historinë e Wrestling WWE ka probleme shëndetësore dhe nuk i ndjen këmbët. Këtë e dëshmon Kurt Angle, miku i tij i vjetër, brenda dhe jashtë ringut. “Hulk i ka të këputura nervat në pjesën e poshtme të trupit”, deklaroi Angle, duke treguar se e ka parë Hogan të ecte me ndihmën e një shkopi.

“Nuk ka dhimbje dhe nuk ndien asgjë. Me vjen me të vërtetë keq. Ka vënë zemrën dhe shpirtin e tij në biznes dhe kjo e ka përpirë“. Heroi olimpik u ndal në situatën që i përket Hogan, që veç të tjerash u shfaq në WWE në 23 janar, në mbrëmjen që festonte 30 vjetorin e Monday Night Raw, spektaklit më jetëgjatë në kompaninë më të famshme të wrestling në botë.

“Hulk nuk i ndjen këmbët dhe e gjitha kjo ka ndodhur pas një operacioni në shpinë që nuk eci mirë“, vijoi miku i tij.

Hogan rrezikon të përfundojë në një karrige me rrota. Sportisti ishte legjenda e WWE dhe njeriu simbol i viteve '80-'90 deri sa kaloi në WCW kompaninë rivale të WWE në atë kohë. Ai mbush 70 vjeç në 11 gusht. Një karrierë shumë e gjatë dhe natyrisht edhe plot dëmtime për Hogan, që përgjatë jetës së tij i është nënshtruar rreth 25 operacioneve kirurgjikale.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?