I vogli i trishtuar Teddy Mazzini

VIP & Spektakël

Nuk i shkon askush për ditëlindje, fotoja e vogëlushit të trishtuar bëhet virale

24 Tetor 2018, 17:38| Përditesimi: 24 Tetor 2018, 17:42

  • Share

Teddy i vogël për të festuar 6 vjetorin e ditëlindjes së tij organizoi një festë, por nuk i erdhi asnjë shok. Nëna e vogëlushit shpërndau foton e tij në rrjetet sociale, ku i biri shihej mjaft i trishtuar në ditën e tij të veçantë. Një miku i familjes gazetar e shpërndau gjithashtu në media këtë foto, e cila tashmë ka bërë xhiron e rrjetit.

"NYPost" shkruan seTeddy Mazzini kishte ftuar shokët për drekë në një piceri për të festuar 6-vjetorin e lindjes së tij, por asnjë nuk u shfaq. I vogli mori qindra e mijëra urime në ‘Facebook’ nga njerëz të ndryshëm nga e gjithë bota, madje skuadra e NBA, Phoenix Suns, e ftoi Teddy-n që ta festojë ditëlindjen me ta. 6-vjeçarit nuk i erdhi asnjë shok, por ai bëri aq shumë miq anembanë botës, saqë asnjëherë më nuk do ta festojë i trishtuar ditëlindjen e tij!

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?