Massimiliano Sestito

Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli

4 Shkurt 2023, 19:31| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 19:33

  • Share

ITALI- Vrasësi i Ndranghetës, Massimiliano Sestito, i cili u arratis 3 ditë më parë teksa ishte në arrest shtëpie, është prangosur pasditen e sotme në Napoli. Ai u bllokua nga karabinierët e Milanit dhe Napolit në stacionin Sant'Anastasia të Circumvesuviana. Ai kishte ikur nga shtëpia e tij në Pero natën midis të hënës dhe të martës.

Mësohet se 52-vjeçari tashmë i dënuar me 30 vite për vrasjen e policit Renato Lio, i vrarë më 20 gusht 1991 gjatë një postblloku në Soverato, ishte në pritje të një dënimi nga Gjykata e Lartë për një tjetër vrasje, atë të bosit Vincenzo Femia, një eksponent kryesor në skenën kriminale të kryeqytetit.

I dënuar me burgim të përjetshëm në shkallë të parë, ai u shpall i pafajshëm në vitin 2019 nga Gjykata e Apelit të Romës. Ai ishte liruar nga burgu në Terni dhe iu nënshtrua arrestit shtëpiak nga 12 janari në pritje të vendimit të Gjykatës së Lartë të caktuar për 3 shkurt. Sestito, është konsideruar si i lidhur me bandën "Iozzo-Procopio-Chiefari" nga Catanzaro, teksa kjo nuk është hera e parë që i është arratisur autoriteteve.

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?