Leopardi Formosan (Neofelis nebulosa brachyura)

Bota

Nuk ishte parë për 36 vite/ Leopardi 'unik' rishfaqet në Taivan

1 Mars 2019, 00:37| Përditesimi: 1 Mars 2019, 06:12

  • Share

Shumë specie kafshësh janë zhdukur ndër vite si pasojë e ndryshime klimatike. Disa prej tyre janë viktima të shkatërrimit të habitatit të tyre natyror nga njeriu.

Një nga speciet më të rralla të leopardëve e cila ka qenë e zhdukur për 36 vite është parë së fundmi nga vendasit në pyjet e Taivanit. Leopardi Formosan me njolla të mëdha (Neofelis nebulosa brachyura) nuk ishte parë në botën e egër prej vitit 1983, ai u shpall zyrtarisht i zhdukur në vitin 2013. 

Ky lloj leopardi është ‘përndjekur' ndër vite nga gjuetarë të ndryshëm anembanë botës pasi lëkuara e tij shitej shumë shtrenjtë. Të dhënat historike për të datojnë qysh në shekullin e 13 pasi vendasit tregtonin lëkurat e tij në tregjet e qyteteve të Taivanit.

Në janar të 2019-ës autoritetet nisën kërkime intensive për të dhe e shpallën leopardin njollë-madh Formosan si i rrezikuar i gradës së 1-rë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?