Zv,kryeministri Erion Braçe

Politikë

‘Nuk ishte për zgjedhje’, Braçe nxjerr shifrat: Bujqit po marrin naftë falas për punët mekanike bujqësore-traktore

18 Maj 2021, 19:51| Përditesimi: 18 Maj 2021, 19:56

  • Share

2600 bujq kanë marrë kartën e naftës në Myzeqë dhe 900 të tjerë do të marrin kartën deri në fund të javës tjetër. Kështu ka bërë me dije zv. kryeministri Erion Braçe i cili thotë se bujqit po marrin naftë falas për punët e tyre mekanike bujqësore-traktore, duke shtuar se nafta falas nuk ishte për zgjedhje por për zhvillim. Sipas Braçes bëhen rreth 750 mijë litra naftë për gati 9000 hektare tokë të punueshme.

‘Nafta falas nuk ishte per zgjedhje, ishte per zhvillim! Po funksionon! Bujqit po marrin naftën falas për punët e tyre me mekanike bujqësore-traktore etj, punët me tokën në fushë të hapur apo në serë! 2600 bujq kane marre karten e naftes ne Myzeqe; 900 bujq te tjere do marrin karten deri ne fund te javes tjeter. Behen rreth 750 mije litra nafte per gati 9000 hektare toke te punueshme!

Kurre me pare nuk ka ndodhur kjo! Jam i bindur qe do jap efektet e veta ne kostot e punes me token, siperfaqen e punuar e mbjelle, sasine e prodhimit! Te ardhurat e bujkut ne fund!’- shkruan Braçe.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?