Aurela Gaçe

Nuk ishte pjesë e natës së tretë dedikuar historikut të ‘Festivalit të Këngës’, Aurela: Më thanë që më duan, por fshihesh dhe nga historia kur nuk shkon dot

22 Dhjetor 2022, 14:20| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 15:14

  • Share

Nata e trete Festivalit të Këngës riktheu në skenë artistët më të njohur, pjesë e historisë së festivalit, si  Luan Zhegu, Aleksandër Gjoka Eranda Libohova, Valentin Markvukaj, Josif Gjipali, Bojken Lako, Redon Makashi e Altin Goci.

Ajo që vihej re ishte mungesa e këngëtares së dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe.  Artistja ka pasur një reagim në rrejtet sociale, duke iu përgjigjur dy gazetarëve Andi Vrapi dhe Aulona Mustën, të cilët pyesnin se pse ajo nuk ishte në festival.

Aurela ripostoi bisedën me gazetarët në Insagram, në të cilën shkruante:

“Në siglat promovuese të festivalit asnjë video e këtyre këngëve nuk ishte. Paçka se Aulona thotë që këto këngë janë… pse asnjë prej këtyre këngëve për 3 sekonda nuk ishte pjesë e promos? Në fakt ftesa për të marrë pjesë është marrë. Mbase fakti që nuk munda të jem në skenë bëri të më fshijnë edhe nga videot promovuese. Më thanë që më duan, por në momentin që unë nuk kam mundësi të shfaqem, prej angazhimeve sigurisht, ndodh të të fshihet dhe historia, me shumë dashuri”.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?