Nuk ndërpreu dasmën në mes, gjobitet dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Tiranë

29 Gusht 2020, 12:37| Përditesimi: 29 Gusht 2020, 12:41

  • Share

Pronari i një lokali është ndëshkuar me masë 1.000.000 gjobë dhe është proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.

Në momentin e konstatimit pronarit me iniciale K.F., i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.

Policia i ka vendosur masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Komento

Komente

  • Papagalli: 29/08/2020 12:51

    Kur nuk lejohen ceremonite mortore qe ka me te rende te mos takohesh me te dashurin tend te zemres per here te fundit?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?