Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë dhe një i riu është shpallur në kërkim në Kukës, pasi akuzohen se nuk iu janë bindur urdhrit dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.
Policia bën me dije se 18-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndalur automjetin, ndërsa 43-vjeçari, ka kundërshtuar efektivët.
Ndërsa po ashtu se po punohet për kapjen e të riut.
“Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 43 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin D. G., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Shtiqen, pasi në vendin e quajtur “Parku i Ri “, Kukës, shtetasi D. G. nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte bashkë me shtetasin K. Sh., ndërsa ky i fundit i ka kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë.
Punohet për kapjen e shtetasi D. G.,”, thuhet njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme
Komente
