Pas përplasjes me qytetarët në një qendër votimi në Vorë, ka nisur hetimi ndaj Flamur Nokës. Ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së është ngritur akuza e “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Kanë qenë dy qytetarë që kanë bërë kallëzim në polici se janë penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votës.
Policia thotë se materialet do të referohen në SPAK për veprime të mëtejshme hetimore.
“Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme.", informoi sot policia.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Më herët KQZ revokoi edhe akreditimin e të gjithë vëzhguesve për KZAZ nr. 27 në bashkinë Vorë, përveç vëzhguesve ndërkombëtarë dhe të mediave. Vendimi erdhi pas këtij sherri të Nokës dhe pretendimit se disa persona të paautorizuar janë pajisur me badge vëzhguesi.
Në momentin e përplasjes ishte edhe deputetja Albana Vokshi. Njëri nga qytetarët i drejtua dy figurave të PD duke thënë: “Nuk iu dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.”
“Je për gjynah, shi si je si plaka ime. Edhe ajo është më e bukur se ty. Si nuk të vjen zor, nga Tirona vjen në Vorë. Unë kam lindur këtu. Do të vish me këtë malokun këtu. Edi Rama na i bëri pallatet”, i tha një qytetar Vokshit.
Noka, në një video të siguruar nga Report TV, teksa pretendon për manipulim, kërcënon duke thënë se të gjithë “horrat janë mbushur me badge-t e KQZ dhe se do të zvarriten qelive”.
“Do të zvarriten qelive nga i pari te i fundit. Ta harrojnë se mund të prekin votën. Gjithë horrat janë mbushur me badget e KQZ. Kujtojnë se po zgjidhet duke iu dhënë badget Celibashi.“
Komente

Bravo çuna,kētij bishe tē tërbuar i dhat nji mësim të mirë.
PërgjigjuBravo qytetar eve te vores, bravo
PërgjigjuKy zotriu qenka vërtetë i menqyr a bukur i thumboi këta dy hajdutë tashma ndërkombëtarë rrofshë zotëni se më kënaqe
Përgjigju