Posta Shqiptare me qëllim për të sqaruar pensionistët ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e përqendruar të Ankesave për qytetarët, e cila do t'u vijë në ndihmë pensionistëve të cilët do të duhen të marrin pensionin në shtëpi. Nga nesër kësaj kategoria nuk i lejohet të dalin pasi janë kontigjenti më i rrezikuar nga koronavirusi. Sipas postës kjo njësi e re do të shërbejë si urë kominikimi mes pensionistëve dhe zyrave postare ku më parë kanë tërhequr pensionin.
Njoftimi i Postës Shqiptare:
Me qëllim për t’ju përgjigjur të gjitha pyetjeve të pensionistëve si dhe për t’i dhënë zgjidhje sa më të shpejtë problemit të secilit prej tyre, Posta Shqiptare ka ngritur pranë Drejtorisë së Përgjithshme, Njësinë e Përqëndruar të Ankesave për qytetarët shqiptarë.
Njësia e Përqëndruar e Ankesave do t’ju vijë në ndihmë të gjithë pensionistëve të cilët kanë kontaktuar në të gjitha kanalet e komunikimit të Postës Shqiptare, por ende nuk kanë marrë përgjigje mbi problematikën e tyre /ose janë të paqartë mbi procedurën e ndjekur për shpërndarjen e pensioneve në shtëpi.
Njësia e Përqëndruar e Ankesave do të shërbejë si një ure komunikimi ndërmjet pensionistit dhe zyrave postare ku më parë kane tërhequr pensionin, me qëllim dhënien zgjidhje sa më shpejt të problemit të tyre.
Numrat e vënë në dispozicion janë:
069 643 4625 - Blerina
068 222 2240 - Damiana
068 407 9251 - Anila
069 862 9299 - Elvisi
069 3623 009 - Hansi
069 606 9500 - Ervisi
Mos hezitoni të na kontaktoni, çdo ditë nga ora 8:00-16:30
Posta Shqiptare, gjithmonë pranë jush!
Ende nuk eshte i qarte per personat qe shkojne ne pune ne kembe. Kur te na ndaloje policia si tu themi ? Ja kete sqarim nuk e jep shteti shqiptar, bile er me teper nuk ka nxjerre ndonje akt nenligjor per kete, por flet vetem ne ajer
PërgjigjuSepse ka pensionista qe jane ne gjendje te mire shendetesore qe duan t'i bejme vete punët e tyre ne duam te bkejme gjerat qe na nevojiten vete slihen as leku as ushqimet ne dore te tjetrit dhe te na lihen tek dera si qente dhe te na fusin ushqime jo cilësore
PërgjigjuSi i behet per pensionista qe jane jashte vendit dhe duan te vijne te marrin pensionin ne Tirane po s'kane banese .