VIDEO/ ‘Nuk jam Frroku, jam Gjini’! Ngatërroi mbiemrin e deputetit, gafa e Shalsit shkakton të qeshura te ‘Ekonomia’

30 Tetor 2023, 13:11| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 13:23

  • Share

Gjatë kohës ku kryetari i komisionit Eduard Shalsi, po diskutonte mbi pikat e rendit të ditës, i është drejtuar deputeti të PS, Frrok Gjinit, duke i thënë “zoti Frroku”.

Ky i fundit i është kthyer me batutë duke i thënë ‘s’jam Frroku, jam Gjini… Frroku është në…’.

Më tej Shalsi me humor ka tentuar ta rregullojë duke i thënë: Frrok Gjini pra.

Pjesë nga diskutimi:

Shalsi: Kalojmë në votim nëse nuk ka diskutime të tjera? …. Duke falënderuar të ftuarit kalojmë tek pika e dytë e rendit të ditës, lidhur me projektligjin e depozituar nga Petrit Vasili. Projektligji është, iniciativë që shoh… e kemi diskutuar këtë por nuk kemi votuar

Gjini: Deri në 2022 o vëlla

Shalsi: E kemi diskutuar, por nuk kemi marrë një vendim zoti Frroku

Gjini: Nuk jam Frroku, jam Gjini, Frroku është në…

Shalsi: Frrok Gjini pra… (buzëqesh)

    M.T//ReportTv.al
    Komento

    Komente

    • Ca bohet: 31/10/2023 10:11

      Nuk ka renci emri, mjafton mos vjedhim si ata.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?