Politikë

'Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelm për Saliun', qytetari-Ramës: Po ta bëja, do isha si Talo Çela që e kam komshi

29 Mars, 00:01| Përditesimi: 29 Mars, 14:37

  • Share

Kryesocialisti Edi Rama ishte sot në Elbasan, ku ka mbajtur një fjalim mbi transformimin e Parkut Metalurgjik nga një trashëgimi industriale, në një hapësirë të gjelbër.

Pasi mbajti fjalën, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me pronarët e bizneseve në zonë, ku një ndër ta u shpreh se edhe pse ka pasur Talo Çelën ngjitur biznesit, ai ka zgjedhur të mos bashkohet pasi dëshiron ta bëjë gjumin e qetë.

"Sala të lufton ty, unë s’të luftoj. Unë s’jam budalla t’i bie murit me kokë se do fitojë Sala. Nuk jam rrugaç t’i bie derës me shkelmë, unë trokas.

Po të isha rrugaç isha me atë që tregoi Dumani, Talo Çelën që bërtet Dumani, e kam 10 metra afër, por nuk e pranova asnjëherë.

Flej gjumë rehat në darkë unë. E kam biznes familjar. Me çunat e mi lash Amerikën dhe erdhëm hapën biznesin tonë të vogël këtu në Elbasan" - u shpreh qytetari. 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?