Të premten Tirana mori fitoren e shtatë radhazi në kampionat në një sfidë emblematike siç është derbi i Shqipërisë kundër Vllaznisë. Aktualisht bardheblutë janë një pikë pas Kukësit kryesues, por pyetur për arsyen e kësaj ecuria më shumë se pozitive analisti Fatmir Mneri shprehet:
“Ndoshta është një lloj qetësia që ka gjetur skuadra me Egbo-n. Une nuk I besoj shumë deklarimeve të tij që janë punë të zotit, sepse janë punët e njerze që janë në fushën e lojës dhe atyre që drejtojnë. Mund të themi pa frikë se është momenti i Tiranës tani.”
Javët e fundit janë bërë shqetsuese vendimet e arbitrave, ç’ka ka sjellë shumë tension në tribuna dhe akuza ndërmjet aktorëve të lojës. Për ‘xhaketat e zeza’ Mneri deklaron:
“Gjykoj që është një fazë tranzitore e gjykimit, sigurisht ka lënë shumë për të gjykuar. Ndoshta si efekt I një transmetimi më të imët në pikëpamjen e pamjeve që marim, analizave të shumta që bëhen. Fatkeqësisht ajo që mund të quhet jo e re, por një e metë e shtuar, vërej se ka gjykime dashakeqëse, të qëllimshme, jo thjesht si ato që në I konsiderojmë shpesh si gabime njerëzore.”
Partizani së fundmi doli nga kriza duke marrë fitoren e dytë radhazi, por kampionët në fuqi gjenden 7 pikë larg vendit të parë. I pyetur nëse të besuarit e Sormani-t janë ende në garë për titullin Mneri shprehet:
“Fakti e ka treguar se një nga dobësitë e skuadrave tona, të kampionatit tonë, është vazhdueshmëria. Por ajo që po ndodh tani me Tiranën mund të ndodhi me Partizanin, pasi tani ka dy fitore radhazi.”