Disko Havana e bllokuar

Kronikë

Nuk jepnin kupon tatimor, “Aragosta”, “Havana”, “Bunkeri Blu Gumeninca” bllokohen për 30 ditë

26 Korrik 2018, 13:08| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 14:14

  • Share

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bllokuar për 30 ditë një sërë subjektesh në Durrës, Tiranë dhe Dhërmi për shkelje të ligjit.

Ndaj subjekteve: “Aragosta”- “4 Stinët”- “Zgara Polski”- “Bunkeri Blu Gumeninca” me vendndodhje në Durrës; “Havana” në Dhërmi dhe “Oltion Nika” në Tiranë është marrë masa për bllokim 30 ditor për moslëshim të kuponit tatimor.

(Një prej subjekteve të bllokuara)

Disko “Havana” është e njohur për publikun pasi rreth një muaj më parë disa të rinj janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me armë, fatmirësisht duke mos shkaktuar të lënduar.

Komento

Komente

  • Flori Malësori: 26/07/2018 20:00

    Po pse mos me ja vu gjobën ma te kripur se çmimet që kanë e fitimet e këtij muaji, sesa me i bllokua (nga ky akt dalin të humbur të gjithë, përveç konkurrences)

    Përgjigju
  • Erik: 26/07/2018 14:03

    Duhesh te behet shteti i keq, qe keta te vene mend ndonjehere. Jane lokale me emer dhe me klientele te ngritur dhe sillen sikur zhvillojne biznes ne epoken e gurit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?