'Nuk jetohet në çadër me 2 fëmijë të vegjël!' Familja nga Bubqi: Na jepni bonusin e qirasë

7 Shkurt 2020, 16:55| Përditesimi: 7 Shkurt 2020, 17:14

  • Share

Familja Prrini në fshatin Mazhë e Madhe në Bubq është një prej të prekurave nga tërmeti i 26 nëntorit. Ata bëjnë thirrje që t'u jepet bonusi i qerasë ose të strehohen diku, pasi jetesa në çadër është e vështirë. Familja me 8 anëtar shprehet para kamerave se sa herë bie shiu, uji futet brenda dhe era e ftohtë hyn në të katërta anët në çadrën e ngritur në oborrin e shtëpisë së tyre.

Kryefamiljari Sami Prrini bën apel që t'i krijohet një mundësi strehimi pasi jetesa në çadër është e vështirë dhe për të për përballuar dimrin është detyruar të ndërtojë një barake me llamarinë. Sami Prrini thotë që ka aplikuar për bonus qiraje por ende nuk e ka marrë.

'Këtë llamarine e kam sajuar vetë komplet, jemi 8 persona në familje nuk rrihet në një çadër. Banesa është dëmtuar shumë, jemi në kushte shumë të vështira e shikoni dhe vetë', tha Sami Prrini

Bashkëshortja e tij, Lumturie Prrini tregon për vështirësitë që i duhet të kalojnë në jetesën në kushtet e një çadre, sidomos për 2 nipërit e saj, ku më i vogli ende nuk ka mbushur 1 vjeç.

'Në çadër hyn uji brenda, çadra laget sa bie shi dhe bryma. Aty fle djali me nusen dhe dy fëmijët e vegjël, i vogli sa mbushi vitin. Jemi shumë keq, nuk rrihet në çadër', tha Lumturie Prrini

Familja e Sami Prrinit bën apel që t'i jepet bonusi i qirasë ose t'i krijohet një mundësi strehimi pasi po përballen me vështirësi, pasi banesa e tyre nuk është më e jetueshme pas tërmetit.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?